Bush: Rusia te respektoje Gjeorgjine
Presidenti amerikan Xhorxh Bush, beri thirrje qe t'i jepet fund luftimeve ne provincen e Osetise Jugore, qe kerkon shkeputjen nga Gjeorgjia. Presidenti Bush tha se luftimet duhet te ndalohen. "Jam teper i shqetesuar rreth situates ne Gjeorgji. Shtetet e Bashkuara e shohin me shume seriozitet kete problem", u shpreh ai. Sipas presidentit amerikan, eshte shqetesues fakti se konflikti eshte duke u perhapur ne pjese te tjera te Gjeorgjise, duke ju referuar bombardimeve ruse pertej kufijve te Osetise Jugore. "Dhuna eshte duke rrezikuar paqen ne rajon. Jane humbur jete civilesh dhe te tjere jane ne rrezik.", nenvizoi Bush.
Statusi i autonomise i Osetise Jugore u shfuqizua nga qeveria e Gjeorgjise ne vitin 1990 dhe u rivendos perseri ne vitin 1992. Qeveria e tanishme ne Tbilisi u zotua t'i rikthehet gjendjes se meparshme dhe per te arritur kete filloi te enjten nje operacion ushtarak. Por Osetia Jugore ka lidhje te forta me Mosken, e cila mbeshtet levizjen separatiste. Kur Gjeorgjia dergoi forcat e saj atje, ruset u kunderpergjigjen, me dergimin e me shume trupave dhe artilerise. Presidenti Bush tha se te gjitha palet duhet te terhiqen, t'u japin fund armiqesive dhe te punojne me ndermjetesuesit per zgjidhjen e konfliktit. "Gjeorgjia eshte nje vend sovran dhe teresia e tij territoriale duhet te respektohet. Ne kemi bere thirrje per nje nderprerje te menjehershme te dhunes dhe terheqjen e te gjitha trupave", tha Presidenti. Zyrtare te Shtepise se Bardhe thane se ne biseda te vecanta me Presidentin e Rusise, Dmitri Medvedev, dhe me ate te Gjeorgjise, Mikail Saakshvilli, Presidenti Bush shprehu edhe nje here pozicionin e Shteteve te Bashkuara. Ne nje takim te shkurter me gazetaret ne Pekin, zoti Bush i beri thirrje Rusise te nderprese bombardimet dhe te filloje te bashkepunoje ne perpjekjet per paqe. "Rusia duhet t'i mbeshtese keto perpjekje, me qellim qe te rivendoset paqja sa me shpejt qe te jete e mundur", u shpreh shefi i Shtepise se Bardhe. Zyrtare ruse thane se mbi 1 mije e 500 vete kane humbur jeten dhe dhjetera mijera te tjere jane larguar per ne vendin fqinj te Osetise Veriore, ne Rusi. Armiqesia midis Rusise dhe Gjeorgjise i nxiti keto dy ish-republika Sovjetike kunder njera-tjetres, duke krijuar shqetesim nderkombetar. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Organizata per Sigurimin dhe Bashkepunimin ne Evrope njoftuan te premten se do te dergonin ne Gjeorgji nje delegacion, me shpresa per arritjen e nje armepushimi. Keshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara u mblodh perseri per te diskutuar mbi krizen, por per te treten here nuk mundi te binte dakord per nje deklarate te perbashket me qellim qe t'i jepet fund dhunes ne Gjeorgji. Pritet qe Keshilli i Sigurimit te mblidhet perseri sot per te diskutuar mbi krizen.