E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leter ambasades ruse, Gjeorgjia ben thirrje per armepushim

Gjeorgjia thote se ka larguar trupat nga kryeqyteti i Osetise jugore dhe se ruset kane marre kontrollin atje. Ajo i ka dorezuar edhe nje leter zyrtare ambasades ruse ne Tbilisi ku thuhet se te gjithe forcat jane urdheruar te respektojne ndalim zjarri ne Osetine e Jugut. Deklarata thote se Gjeorgjia ka ofruar bisedime te menjehershme me Rusine per t'i dhene fund perleshjeve. Luftanijet ushtarake ruse jane dislokuar nderkohe ne porte pergjate bregdetit gjeorgjian te Detit te Zi, midis tyre dhe ne portin Poti ku Gjeorgjia thote po se jane bllokuar ngarkesa me grure dhe karburant. Rusia kembengul se nuk ka plane per te ndaluar eksporte te naftes, por rezervon te drejten te kontrolloje cdo anije qe perdor portin. Ukraina ka kercenuar se do te bllokoje kthimin e anijeve luftarake ruse ne bazen e tyre te Sevastopolit, nje port ukrainas qe perdoret nga marina ukrainase dhe ruse.

Reagim

Shtepia e Bardhe ka shprehur keqardhje per ato qe ajo i quan veprime te rrezikshme dhe te pabarabarta te Rusise ne konfliktin me Gjeorgjine. Zv/keshilltari per ceshtje te sigurise, James Jeffrey, tha se SHBA ishte alarmuar nga situata ne perkeqesim ne Osetine e Jugut.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›