E Diel, 1 Nëntor 2026

Medvedev bën sot betimin si presidenti i ardhshëm i Rusisë

Një epokë e re fillon sot në politikën ruse, kur Dmitri Medvedev të bëjë betimin si presidenti i ardhshsëm i Rusisë, por analistët politikë mendojnë se presidenti Vladimir Putin do të vazhdojë të jetë një figurë e fuqishme.

Ceremonia e betimit në Kremlin është në plan të fillojë në 8 të mëngjesit sipas orës së Grinuiçit.

Zoti Putin do të mbajë një fjalim të shkurtër dhe pastaj do t'i japë një medalje presidenciale zotit Medvedev, i cili do të bëjë betimin pas 30 të shtënave me armë, do të mbajë fjalimin e rastit dhe do të shikojë një paradë të gardës së Kremlinit.

Të premten, të dy personalitetet do të shikojnë paradën e parë ushtarake, që mbahet në Sheshin e Kuq që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Vendimi i parë i rëndësishëm i zotit Medvedev pritet të jetë emërimi i zotit Putin në postin e kryeministrit.

Ai ka thënë se do të vazhdojë të gjitha politikat e zotit Putin, por e ka bërë gjithashtu të qartë se si president ai do të përcaktojë politikën e jashtme.

Analistët politikë të Rusisë thonë se në postin e kryeministrit, zoti Putin do të vazhdojë të jetë një figurë me ndikim, i cili do të duket më shumë si bashkë-president se sa si kryeministër.   (ze)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›