Lipi: Italia, më e forta në Evropë
Ish-trajneri i Italisë, Marçelo Lipi, mendon se kjo kombëtare është me e forta në Evropë. "A mund të na krijojnë shqetësime Holanda, Rumania dhe Franca? Unë mendoj se aktualisht në Evropë, nuk ka një skuadër më të mirë se Italia", tha ai. Më pas, Lipi ka folur për Serinë A. "Interi vetëm sa ka shtyrë festën e titullit dhe mendoj se të dielën e ardhshme do ta sigurojë atë. Milani është i katërti dhe po bën lojë të mirë, por sinqerisht që nuk e mendoja se Fiorentina do të mundej nga Kaljari", tha ai.