Gaskonj tenton vetëvrasjen
Ish-futbollisti i përfaqësueses angleze, Pol Gaskonj, është shtruar me urgjencë në spital, pasi ka tentuar vetëvrasjen. Sipas mediave angleze, Gaskonj u ka kërkuar një thikë punëtorëve të hotelit në të cilin po qëndronte, pasi dëshironte të priste damarët. Më pas, ai ka tentuar të mbytej në vaskën me ujë, por ndërhyrja e shpejtë e policisë ka shmangur tentativën e ish-futbollistit, që vuan prej kohësh nga problemet me alkoolin dhe depresioni. Sipas dëshmitarëve, ai ka qenë në gjendje të dehur.