Medvedev dhe tendenca per tu shkeputur nga Putini
Duket se vendimi per shkarkimin e kryebashkiakut te Moskes qe prej 18 vitesh Juri Lushkov i ka dhene Medvedevit pavaresine e shumedeshiruar prej dikur mentorit te tij Vladimir Putin aktualisht Kryeminister i Rusise. E ndersa ndermori nje veprim qe pak kohe me pare do te kishte tingelluar si i paimagjinueshem Medvedev ka deklaruar se do te garoje ne vitin 2012 per te rimarre nje tjeter mandat presidencial. Beteja e vertete mes dy te medhenjve te Rusise nuk do te jete dhe nuk ka qene kurre nje beteje publike. Te gjitha vendimet me te rendesishme te vendit vecanerisht vendimi se cilet do te jene kandidatet presidenciale te vitit 2012 merren dhomave te erreta te Kremlinit nga njerezit qe perbejne rrethin e ngushte te aleateve te Putinit. Medvedev eshte nje anetar i ri i ketij rrethi njerezish te gjithepushtetshem.
Por se fundi ka shenja qe Medvedev kerkon ta kete pushtetin e tij me vete dhe ajo cka duket me interesante eshte se mbeshtetesit kryesore dhe kyc te Putinit jane duke kaluar nga Putini te Presidenti aktual.
Shenja e pare dhe me domethenese e nje levizjeje pro Medvedev ne eliten ruse eshte krijimi i nje partie te re politike te quajtur Perpara Rusi sipas nje fraze te perdorur ne nje fjalim shume mbreselenes te Medvedevit nje vit me pare ne lidhje me nevojen urgjente te vendeve per tu modernizuar. Kjo parti drejtohet nga nje perzierje e cuditshme e ish-mbeshtetesve te Putinit si ish-koloneli i KGB-se dhe deputeti i Dumes Gennady Gudkov dhe ish-figurat e opozites si Vladimir Ryzhkov dhe Boris Nadezhdin te dy ish-lidere te partive te vogla te qendres. Politikat e kesaj partie te re jane hartuar ne thirrjen e Medvedevit per fokusimin e Rusise te te ashtuquajturat 4 I institucionet infrastruktura inovacionet dhe investimet per te shkeputur njehere e pergjithmone varesine e vendit nga rezervat e jashtezakonshme ne nafte dhe ne gaz. Nese ne do te vazhdojme edhe ne te ardhmen sic po ecim aktualisht brenda nje periudhe prej 10 vitesh Rusia mund te mos ekzistoje me si vend ne kufijte qe e njohim sot thote zevendeskryetari i Partise Perpara Rusi Nikita Krichevskij drejtoi i Institutit Strategjik qe i referohet thenies se Medvedevit se modernizimi i vendit ka te beje me ceshtjen supreme te ekzistences sone si komb. Nje konference e partise se re javen e kaluar perfshiu 400 anetare te saj nga 56 rajone te vendit dhe deri me tani kjo parti ka mundur qe te terheqe mbeshtetjen e nje sere faktoresh te rendesishem aviatoresh sportistesh dhe personalitetesh televizive ne vend.
Bota ruse eshte nje bote plot cudi dhe ne vazhden e ketyre cudive eshte edhe ajo e krijimit te nje grupi brenda partise se themeluar dhe drejtuar nga Putini Rusia e Bashkuar e nje grupi rival qe mban te njejtin emer si Partia e re Perpara Rusi Boris Gryzlov lideri i Rusise se Bashkuar deklaron se askush nuk ka te drejte qe te privatizoje parullen e Medvedevit dhe se partia e tij e mbeshtet deshiren e Presidentit per modernizim dhe nderkohe eshte nje mbeshtetese e flakte e vete Presidentit. Ish-mbeshtetesit e Putinit te cilet njeri pas tjetrit duket se po shfaqen pro Medvedevit kane krijuar idene se Presidenti do te kete shume shpejt mbeshtetjen e gjere te njerezve dhe faktoreve te rendesishem brenda e jashte vendit dhe mbi te gjitha mbeshtetjen e klases politike dhe asaj mediatike. Ai madje ka nisur qe te beje edhe programin e vet politik me disa shkeputje nga linjat zyrtare te Putinit. Keshtu praktikisht Medvedev ka braktisur idene gjysmake te hedhur me pare nga Putini per krijimin e nje bashkimi doganor mes Bjellorusise Kazakistanit e Rusise dhe u eshte rikthyer bisedimeve per anetaresim ne Organizaten Boterore te Tregtise bisedime te cilat Putin ne kohen kur ishte President i kishte braktisur. Medvedev duket se e mirepret nje linje paqesore marredheniesh jo vetem me Shtetet e Bashkuara te Amerikes por edhe me NATO-n nderkohe qe i ka mbeshtetur sanksionet e reja te Organizates se Kombeve te Bashkuara ndaj Iranit dhe eshte zotuar qe te mos i shese Iranit sistemin mbrojtes antirakete S-300 duke i dale kunder edhe njehere vendimeve te Putinit.
Ndersa ne nivelin lokal ai bllokoi ndertimin e nje autostrade ne veri te Moskes nje projekt i mbeshtetur prej shume kohesh nga Kryeministri Putin. Dhe se fundi shkarkimi i Lluzhkov nga kreu i Bashkise se Moskes ishte teresisht nje iniciative personale e Medvedevit dhe mbi te gjitha ishte nje sinjal i qarte se ai nuk ka me frike te veproje me grusht te hekurt ndaj anetareve te elites nese ata nuk do te denjojne qe ti binden Kremlinit. Medvedev megjithate mbetet nje partner me i dobet ne ciftin qeverises te vendit pra ate Putin-Medvedev por me rritjen e numrit te mbeshtetesve mundesia e shkeputjes dhe daljes me vete nga Putini po rritet.