Bota nenujore ne kinemane e AQSHF
Do te shfaqen sot ne kinemane e Arkivit Qendror te Filmit dy filma te shkurter italiane. Fantazi nen uje me regji te Roberto Roselinit do te sjelle per publikun boten nenujore me peshq te llojeve te ndryshme te filmuar me nje kompozim te vecante planesh interesante ku tregohet lufta per mbijetese dhe jetesa e specieve nenujore. Menjehere pas ketij filmi qe zgjat per dhjete minuta do te shfaqet nje dokumentar i shkurter mbi gondolat barkat karakteristike te Venecias te cilat vijne me historikun e zhvillimit te tyre. Pamje nga Venecia dhe gondolat qe perdoren edhe si mjet komunikimi urban neper qytet. Plane te ndryshme nga qyteti i Venecias marre nga barkat karakteristike festa tradicionale e gondolave ku behen gara masive me kostume te vjetra e barka te stolisura.