E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev diskuton me liderët çekë për mburojën raketore

Presidenti rus, Dimitri Medvedev, në ditën e fundit të vizitës së tij në Pragë, do të zhvillojë takime me udhëheqësit çekë.

Bisedimet pritet të fokusohen në bashkëpunimin ekonomik, ku Medvedev pritet të përkrahë një ofertë të kompanisë ruse, Atomstrojeksport, prej 20 miliardë eurosh, për të ndërtuar dy reaktorë në centralin bërthamor në Temlin, rreth 120 kilometra në jug të Pragës.
 

Zyrtarët rusë thanë se Medvedevi gjithashtu dëshiron të bisedojë me çekët për planet e NATO-s për të vendosur një sistem të mbrojtjes raketore në Evropë.
 

Rusia është kundër këtij plani, pasi sipas saj një gjë e tillë do ta dobësojë arsenalin bërthamor rus.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›