Rrugët kryesore në veri të Kosovës ende të bllokuara

Asnjë gurë nuk është lëvizur nga barrikadat të mërkurën në veri të Mitrovicës. Vetëm tre barrikada janë larguar deri më tani, që për autoritetet ky veprim nuk vlerësohet si mundësim i lëvizjes së lirë.
Dy rrugët kryesore, Mitrovicë-Zubin-Potok dhe Mitrovicë-Leposaviç janë ende të bllokuara nga shumë barrikada.
Barrikada që konsiderohet më e madhja, që po e mban të ndarë edhe më shumë qytetin e Mitrovicës, ajo mbi urë, mbetet aty që prej katër muajsh. Vetëm një rrugë është zhbllokuar deri tani dhe ajo është rruga që lidh Zubin-Potokun me Zveçanin.