E Diel, 1 Nëntor 2026

Medvedev filloi vizitën në SHBA

Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, filloi sot vizitën treditore në SHBA, e cila pritet të fokusohet në forcimin e lidhjeve të biznesit mes dy vendeve dhe do të përfshijë edhe takimin e Medvedevit me presidentin amerikan, Barack Obama.

Medvedev së pari do ta vizitoj një qendër të teknologjisë së lartë në Kaliforninë Veriore.
Pritet që gjatë vizitës së tij në SHBA do të nënshkruhet edhe një kontratë e kompanisë shtetërore ruse Rosteknologji, për blerjen e aeroplanëve nga kompania Boing.

Takimi mes Obamës dhe Medvedevit është paraparë të zhvillohet të enjten.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›