Medvedev ironizon vizitën e liderëve evropianë në Kiev: Adhuruesit e bretkosave, mëlçisë dhe spagetit

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, ka reaguar ndaj vizitës së tre liderëve evropianë, Kancelari gjerman Olaf Scholz, Presidentit francez Emmanuel Macron dhe Kryeministrit Italian Mario Draghi në Kiev. Medvedev ironizon vizitën e tyre teksa shkruan se “adhuruesit evropianë të bretkosave, mëlçisë dhe spagetit duan të vizitojnë Kievin”. Medvedev shkruan në rrjetin social Twitter se vizita e liderëve evropianë në Ukrainë nuk do e sjellë këtë të fundit afër paqes, por e paralajmëron se po i afron ora e pushtimit.
“Adhuruesit evropianë të bretkosave, mëlçisë dhe spagetit duan të vizitojnë Kievin. Me përdorim zero. Anëtarësimi i premtuar në BE dhe obusi i vjetër për Ukrainën, u hodh mbi gorilka dhe u kthye në shtëpi me tren, si 100 vjet më parë. Gjithcka eshte mire. Megjithatë, kjo nuk do ta sjellë Ukrainën më afër paqes. Ora po troket”, shkruan Medvedev.
/rtsh.al/