Medvedev jep sugjerime për daljen nga kriza botërore
Moskë - Presidenti rus Dimitri Medvedev sugjeron elaborimin e formave të reja për rregullin e tregjeve dhe institucioneve financiare, në mënyrë që bota të dalë nga kriza financiare. Medvedev thekson se është e nevojshme të gjendet sërish besimi reciprok, dhe të ketë rregulla loje të qarta dhe transparente.
“Në masat anti-krizë të qeverisë ruse, një prioritet absolut është edhe mbrojtja sociale, ndërkohë që për modernizimin e ekonomisë është e nevojshme lufta ndaj korrupsionit”, deklaroi Presidenti i Rusisë.