Meksikë, 29 fëmijë digjen nga zjarri në një çerdhe
Meksiko Siti - Të paktën 29 fëmijë gjeten vdekjen dhe shumë të tjerë morën plagë si pasojë e zjarrit të rënë në një çerdhe në veri të Meksikës. Lajmi tragjik bëhet i ditur nga burime pranë qeverisë së Meksikës.
"Pjesa më e madhe e fëmijëve vdiqën nga asfiksia. Mosha e fëmijëve ishte nga katër muajsh deri në tre vjeç", deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Drejtësisë të shtetit Sonora, Jose Larrinaga për televizionin "Milenio".
Zyrtari meksikan tha se nuk dihej ende arsyeja e shpërthimit të zjarrit në çerdhen në qytetin e Hermosillos, edhe pse mediet meksikane thanë se zjarri mund të kishte shpërthyer nga një magazinë aty pranë apo nga një dyqan për shitjen e gomave të makinave.