Medvedev kritikon partinë e Putinit
Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev, ka kritikuar ashpër zyrtarët e partisë në pushtet në Rusi, e cila mbështetet nga Kremlini, duke theksuar se kjo parti ka manipuluar zgjedhjet e fundit rajonale dhe duke nënvizuar se kjo parti duhet të mësohet që të fitojë në mënyrë korrekte.
Ishte kjo një kritikë e rrallë e Medvedevit në adresë të partisë Rusia e Bashkuar, e cila kryesohet nga mentori i tij, kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin. Rusia e Bashkuar është një bazë e pushtetit e Putinit, i cili nuk ka përjashtuar mundësinë që të garojë sërish për funksionin e presidentit, në zgjedhjet që do të zhvillohen në vitin 2012.
Medvedev akuzoi disa nga degët rajonale të Rusisë së Bashkuar, duke theksuar se ato kanë shfrytëzuar dominimin e tyre dhe lidhjet e tyre zyrtare, për të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve në favor të tyre.
Zgjedhjet duhet të shprehin vullnetin e lirë të njerëzve, në kuadër të garës së lirë të ideve dhe programeve, por ato shndërrohen në një rrëfim tjetër, kur procedurat demokratike përzihen me ato administrative, tha Medvedev.
Pjesa më e madhe e zyrtarëve federativ dhe rajonal në Rusi janë pjesëtarë të Rusisë së Bashkuar dhe zyrtarët opozitarë kanë akuzuar këtë parti se ka shfrytëzuar këtë përparësi, për të manipuluar zgjedhjet.
Demokracia nuk është për partitë, pa marrë parasysh se a janë ato në pozitë apo opozitë, por është për popullin, tha Medvedev, duke shtuar me një ton më të butë se Rusia e Bashkuar është aq e fuqishme, sa të sigurojë dominim, pa minuar me këtë rast standardet demokratike.