Medvedev nis bisedimet me Kim Jong II

Presidenti i Rusisë Dmitri Medvedev, ka nisur bisedimet me udhëheqësin e Koresë Veriore, Kim Jong Il.
Sipas mediave ruse takimi ka filluar në një bazë ushtarake në periferi të Ulan-Ude, kryeqyteti i rajonit Buryatia.
Udhëheqësit e të dyja vendeve pritet të diskutojnë projektet e energjisë, ndihmën ekonomike dhe çarmatimin bërthamor.
Kim, arriti në Lindjen e Largët të Rusisë të shtunën me një tren të veçantë të tij, të blinduar, dhe koha e udhëtimit të tij nuk është bërë e ditur.