Berat, tenton të vetëvritet me armë 67-vjeçari

Një 67-vjeçar ka tentuar të vrasë veten paraditen e sotme në Berat. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtatin Vreshtan të Beratit ku 67-vjeçari Agim Spahiu ka qëlluar veten me armë në banesën e tij.
Ai është gjetur nga familjarët të cilët e kanë dërguar me urgjencë në spitalin e Beratit dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Nuk dihen ende shkaqet të cilat e kanë çuar 67-vjeçarin t`i japë fund jetës por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.