Medvedev nis turin afrikan
Moskë - Presidenti rus Dimitri Medvedev ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Holandë. Pas vizitës në Holandë lideri rus pritet të kryejë një vizitë historike në 24 qershor në tri vende afrikane. Ndalesa e parë e Medvedevit do të jetë Nigeria, pas saj Namibia dhe në fund Angola.
Në vizitën e tij dy ditore në Holandë, Medvedev do të takohet me kryeministrin holandez Zhan Piter Balkenende. Dihet se Holanda ka një peshë specifike në ekonominë ruse duke përbërë 18 % të investimeve të huaja në vend. Bashkë me investimet e ortakërisë së Rrymës Veriore në zonën energjetike Sakhalin-2 në Rusi, investimi holandez në Rusi kap shifrat e 45 miliard dollarëve.