Medvedev, sanksione ndaj Iranit

"Ne jemi të bindur se rruga e sanksioneve nuk është optimale," deklaroi presidenti rus Dimitri Medvedev në fjalimin e tij për pjesëmarrësit e Konferencës së Lidhjes së Shteteve Arabe e cila po mbahet sot ne Sirte te Libisë. "Në të njëjtën kohë, një skenar i tillë nuk mund të përjashtohet," shtoi ai.
Presidenti rus Medvedev është shprehur se Rusia dëshiron ta zgjidhë cështjen në mënyrë politiko-diplomatike. “Besojmë se zgjidhja e cështjes bërthamore duhet të ndiqet ekskluzivisht me metoda politike dhe diplomatike, duke respektuar plotësisht kartën e kombeve te bashkuara.Ne jemi të bindur se rruga e përdorimit të sanksioneve nuk është optimale, por në të njëjtën kohë nuk mund të përjashtohet aplikimi i këtij skenari”, ka pohuar Medvedev.
Rusia, e cila së bashku me Kinën, ka pasur dëshirë ta miratojë sanksione me te gjera kundër Teheranit, ka zbutur qëndrimin e saj për masat ndëshkuese ndaj Republikës Islamike në muajt e fundit. Gjatë vizitës së tij në Francë në muajin e parë, Medvedev deklaroi se nëse diplomacia dështon, Rusia do të mbështesë sanksionet kundër Iranit, pasi nuk mund të presë përgjithmonë për bashkëpunim nga Teherani.
Adela Zeza < I mëparshmi