Irak, kontestohen zgjedhjet. Al Maliki: Parregullsi në proces

Kryeministri iraken Nouri al Maliki ka bërë thirrje që të kontestohen rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, te cilat nxorrën fitues me dy mandate më shumë ish-kryeministrin Ijad Allawi. Duke folur ne televizionin kombetar iraken, Al Maliki ka deklaruar se do ta sfidojë rezultatin e publikuar përmes një procesi ligjor.
Partia Irakija e Allawit fitoi 91 nga 325 vendet e Parlamentit, partia për Shtet dhe Ligj e Al Malikit 89 vende, ndërsa Aleanca Kombëtare e Irakut 70 vende . Më herët i dërguari i OKB-së në Irak, Ad Melkert deklaroi se zgjedhjet kanë qenë të besueshme dhe u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të pranojnë rezultatin.
Po ashtu Shtetet e Bashkuara kane pergezuar Irakun per zgjedhjet e suksesshme duke vene ne dukje se as vëzhguesit nderkombetare dhe ato vendas nuk kane raportuar shenja mashtrimi.
Mirepo Al Maliki ka deklaruar se beson qe keto rezultate nuk jane perfundimtare. “Kemi gjetur nje përqindje te madhe mashtrimesh ne keto zgjedhje , vota te falsifikuara dhe per kete kam dorëzuar nje ankese tek komiteti gjyqësor” deklaroi ai.
Adela Zeza