Kryqi i Kuq konfirmon burgosjen në Bagram
Baza ajrore në Bagram të Afganistanit ka vende me të burgosur që janë të ndarë veçmas nga burgu kryesor, ka konfirmuar BBC-ja për gazetarët.
Nëntë ish-të burgosur i kanë thënë BBC-së se janë duke u mbajtur në një ndërtesë të ndarë dhe kanë qenë nën sulm të abuzimit.
Ushtarët amerikan kanë thënë se burgu kryesor që tani quhet “Detention Facility” në Parwan, është i vetmi vend për të dënuarit në bazë.
Megjithatë, thuhet se aty janë bërë edhe abuzime nga ushtarët, e të cilat dyshime i ka transmetuar BBC-ja.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka thënë se në gusht të vitit 2009, autoritetet e SHBA-së kanë denoncuar emrat e njerëzve të dënuar nëpër struktura të ndara të burgjeve në Bagram.
“Kryqi i Kuq është njoftuar nga autoritetet amerikane për njerëz të burgosur të cilët janë mbajtur në një qendër të veçantë për 14 ditë”, tha zëdhënësi i Kryqit të Kuq.
“Kjo ishte një praktikë rutinë që nga gushti i vitit 2009 dhe është një zhvillim që është mirëpritur nga ICRC-ja”.
Zëdhënësi u është përgjigjur pyetjeve nga BBC-ja për ekzistimin e këtij burgu, i cili u referohet ish-të burgosurve të shumtë dhe quhet burgu “Tor”, që në përkthim do të thotë “Burgu i Zi”.
“Ne jemi të njoftuar për persona që kanë qenë në qendrën e paraburgimit në Bagram (tani “Detention Facility në Parwan” që nga shkurti i vitit 2008”, ka shtuar zëdhënësi i ICRC-së.
Në javët e fundit, BBC-ja ka marrë edhe dëshmitë e nëntë të burgosurve, të cilët kanë thënë se ata janë mbajtur në burgun e ashtuquajtur “Tor Jail”.
Ata kanë dhënë tregime të ngjashme duke thënë se kanë qenë të izoluar në qeli të ftohta me drita të ndezura dhe nuk e kanë ditur se kur është ditë apo natë.
Burrat kanë thënë se ata janë maltretuar nga personeli ushtarak amerikan.
Si kundërpërgjigje në këtë dyshime, zëvendësadmirali amerikan, Robert Harward, që është me detyrë në burgun e SHBA-së në Afganistan, ka mohuar ekzistencën e një burgu të veçantë dhe abuzimet në të.
Ai tha se Parwan Detention Facility është e vetmja qendër burgimi e SHBA-së në këtë vend.