Irani teston raketën me rreze të shkurtër
Irani njoftoi se ka testuar raketën me rreze të shkurtër veprimi gjatë stërvitjeve ushtarake në Gji.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Fars, e cila citon zv/shefin e forcave tokësore të ushtrisë, Kiomars Hajdari, të ketë thënë se raketat “nuk ishin testuar në asnjë stërvitje luftarake më parë”. Raketa Fajr-5 raportohet se ka rreze veprimi prej 75 km.
Marina iraniane, të mërkurën filloi manovrat tetëditore në Gji, Detin e Omanit dhe në veri të Oqeanit Indian, në një zonë rreth 250 mijë km katrorë.