Medvedev viziton Mumbain

Presidenti Dimitri Mevedev dhe delegacioni i tij i zyrtarëve të qeverisë ruse si dhe njerëzve të biznesit po vizitojnë Mumbain, kryeqytetin financiar, në ditën e dytë të vizitës së tyre në Indi.
Të martën në Nju Delhi, Medvedev bisedoi me udhëheqësinë indiane mbi mënyrat e thellimit të bashkëpunimit ushtarak dhe tregtar mes Rusisë dhe Indisë, ku nënshkruan një sërë marrëveshjesh në sferën bërthamore dhe ushtarake.
Marrëveshjet kapin vlerën e miliarda dollarëve.
Paktet përfshijnë edhe dizajnimin dhe zhvillimin e një aeroplani luftarak që ka aftësi të shmangë radarët.
Aeroplani i ri ka për qëllim që të zëvendësojë aeroplanët MiG 29 të forcës ajrore të Indisë, që datojnë nga epoka sovjetike.