Mali i Zi, Lukshiç merr mandatin për drejtimin e qeverisë

Partia Demokratike e Socialistëve ka mbështetur propozimin që Igor Lukshiç të jetë i mandatuari i qeverisë së re, pas dorëheqjes së Milo Gjukanoviçit nga posti i kryeministrit.
Në fjalën e tij Lukshiç ka thënë se pret që qeveria e re mund të zgjidhet deri në fund të vitit dhe se do të vazhdojë politikën e qeverisë së Millo Gjukanoviçit.
Pas dorëheqjes së kryeminsitrit Millo Gjukanoviç, në Malin e Zi, edhe më tej vazhdon debati nëse me këtë veprim ka rënë edhe qeveria dhe nëse duhet shpallur zgjedhje të jashtëzakonshme.
Megjithatë, përfaqësuesit e koalicionit qeverisës kanë hedhur poshtë këtë mundësi.