Kryeministri britanik ofron ndihmen e ushtrise per te perballuar motin e keq

Kryeministri britanik David Cameron ka ofruar trupa per te ndihmuar ne pastrimin e akullit dhe bores ne aeroportet e vendit te bllokuara prej ditesh nga vonesat ne fluturime dhe nga mijera pasagjere te irrituar qe perpiqen te kthehen ne shtepi per festa.
Zoti Cameron tha sot se bora e madhe dhe akulli te papara ne Britani prej dekadash e kane bere te paevitueshme ngadalesimin ne aeroportin Heathrow. Ky aeroport eshte me i ngarkuari ne Evrope dhe sot ne mengjes ai operpi vetem me nje te treten e fluturimeve normale. Zoti Cameron tha se pista e dyte e aeroportit do te rihapej sonte.
Vonesa te medha pati sot edhe ne aeroporte te tjera te rendesishme ne Evropen Veriore dhe e ka detyruar sherbimin e trenave te shpejte Eurostar tu kerkoje pasagjereve te shqyrtojne mundesine e anulimit apo shtyrjes se udhetimeve.
Ne nje deklarate te Eurostarit ofrohej pagimi i biletave te udhetimit dhe shkembimi i biletave pa pagesa shtese. Ndersa ne Paris zyrtaret e aeroportit po perpiqen te lehtesojne gjendjen e krijuar nga anulimi i fluturimeve.
Agjencia franceze e lajmeve tha se 3 mije njerez fjeten te dielen ne terminalet e aeroportit Charles de Gaulle. Metereologet parashikojne qe gjate gjithe javes te vazhdoje moti i keq ndersa Evropa po perjeton motin me te ftohte dhe me bore ne disa dekada.