E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB-ja paralajmëron luftë civile në Bregun e Fildishtë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se ka një “rrezik real” për kthim në luftën civile në Bregun e Fildishtë, pas zgjedhjeve të debatueshme presidenciale.
Ban Ki-mun theksoi se Presidenti në detyrë, Laurent Gbagbo, është përpjekur në mënyrë të paligjshme të dëbojë Kombet e Bashkuara, të cilat kanë njohur fitoren e Alassane Ouattaras.

Më herët, një aleat i Gbagbos paralajmëroi se paqeruajtësit mund të kërcënohen me jetë si rebelë nëse nuk largohen nga vendi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›