E Diel, 1 Nëntor 2026

Medvedev viziton ishujt kontestues të Kurileve

Kryeministri i Rusisë, Dimitri Medvedev, po zhvillon një vizitë në ishujt e kontrolluar nga Rusia, por të cilët Japonia i konsideron si territore të saj.

Para mbërritjes, Medvedevitha se Kurilet Jugore “janë një pjesë e rëndësishme e tokës së Rusisë”.

Në nëntor të vitit 2010, kur ishte president, Medvedev u bë lideri i parë rus, që i vizitoi ishujt, por ky udhëtim e kishte frikësuar qeverinë japoneze, e cila këto ishuj i quan "Territoret Veriore".

Të dy vendet ende nuk e kanë nënshkruar Marrëveshjen për Paqe të Luftës së Dytë Botërore, për shkak se Japonia pretendon se këto ishuj janë të saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›