E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti: Raketa iraniane mund të godasë Izraelin

Mediat iraniane raportojnë se ushtria e Iranit ka lëshuar me sukses raketën balistike me rreze të mesme veprimi Shahab-3, që është e aftë ta godasë Izraelin.

Irani thotë se kjo raketë e ka rrezen e veprimit deri në 2 mijë kilometra, ndërsa Izraeli është larg nga Irani një mijë kilometra.

Raketa ishte testuar si pjesë e stërvitjeve ushtarake “Profeti i Madh 7”, që filluan dje, për shkak të rritjes së presionit perëndimor ndaj këtij vendi lidhur me programin atomik iranian.

Në këtë aspekt shihet edhe embargoja e naftës e Bashkimit Evropian ndaj Iranit, që nisi më 1 korrik.

Teherani thotë se stërvitjet ushtarake kanë për qëllim demonstrimin se ky vend mund të përgjigjet ndaj aksioneve armiqësore nga forcat e jashtme.

Njërkohë, stërvitjet luftarake iraniane po mbahen në periudhën kur ekspertët nga Irani dhe gjashtë fuqitë botërore, pritet që sot në Stamboll, të mbajnë bisedime teknike lidhur me programin atomik të Iranit

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›