Konfindustria diskuton projektligjin e Gj. Administrative

Konfindustria njofton, se së shpejti do të thërrasë për takim në një tryezë të përbashkët përfaqësues të të gjithë partive politike parlamentare, ekzekutivit si dhe ekspertë ndërkombëtare dhe vendore të fushës, me qëllim përmirësimin e draftit të projektligjit të Gjykatës Administrative dhe nxitjen e miratimit të tij sa më të shpejtë.
"Vendimi i përshëndetur i Partise Socialiste për hyrje dhe pjesëmarrje të plotë në Kuvendin e Shqipërisë krijon të gjitha kushtet për shqyrtimin, përmirësimin dhe miratimin e shpejtë të ligjit të Gjykatës Administrative", thuhet në një njoftim të administratorit të përgjithshëm të Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku.
Sipas tij, Konfindustria kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë, që drafti i projektligjit për Gjykatën Administrative, domosdoshmërisht duhet të merret përsëri në shqyrtim nga komisionet parlamentare, për të pasqyruar vërejtjet e opozitës si dhe grupeve të interesit me qëllim rritjen e cilësisë dhe efektivitetit gjatë zbatimit.
"Konfindustria, pas një shqyrtimi të hollësishëm dhe krahasimor profesional me kushtet e Shqipërisë dhe përvojën e vendeve të BE-së, arsyeton se është e nevojshme përmirësimi në disa pjesë të rëndësishme e draftit të projektligjit të Gjykatës Administrative të shoqëruar dhe me ndërhyrje të domosdoshme në ligje të tjera të legjislacionit në fuqi", thekson Buxhuku.
"Mbështetur në kërkesat në shtim nga ana e biznesit për shqyrtimin profesional, të shpejtë dhe të pavarur të çështjeve të përballjes me ekzekutivin, ndërtimi dhe fillimi sa më i shpejtë i punës së Gjykatës Administrative është kthyer domosdoshmëri, sidomos në kushtet e pasojave të krizës ekonomike globale", thotë administratori i përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku.