E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjeku i familjes, në qendër të sistemit të ri të referimit

Vasili:

Ndërkohë që popullsia është rritur ndjeshëm vitet e fundit, numri i mjekëve të familjes në Shqipëri është shumë i vogël. Zyrtarët e shëndetësisë pohojnë se vetëm në Tiranë kërkohen 50 për qind mjekë familjeje më shumë, nga sa janë aktualisht. Kjo ka qenë arsyeja që ka mbledhur në një takim ministrin e Shëndetësisë, Petrit Vasili, mjekët e familjes, si edhe drejtorin e Institutit të Shëndetit Publik, Gazmend Bejtja. Sipas ministrit të Shëndetësisë, sistemi i ri i referimit, që ka filluar të zbatohet në institucionet shëndetësore, lufton korrupsionin dhe ofron shërbim më cilësor për pacientët shqiptarë. “Vendosja e mjekut të familjes në qendër të këtij sistemi dhe përforcimi i rolit të tij, është një nga synimet e strukturave të shëndetësisë”, theksoi Vasili. Drejtori i Shëndetit Publik, Gazmend Bejtja, sqaron se kërkohet hapja e qendrave shëndetësore në lagjet e reja të krijuara në Tiranë, për të arritur standardet e kërkuara. E, megjithatë, nga ana tjetër ai pohoi se aktualisht në kryeqytet nuk ka hapësira të lira për të ndërtuar qendra shëndetësore, ndaj është e vështirë që të ulet numri i lartë i pacientëve në qendrat shëndetësore apo në spital.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›