E Diel, 1 Nëntor 2026

Megi u vra ne krah te fejuaritFamiljaret Gjeni autoret

Te tjera rreth shkrimit Vrasja e Eleni Bashos dyshohet per biznesin KSHH Shqiptaret ndjejne pasiguri Sekuestrohen kamerat e kazinose te Komuna e Parisit TIRANE- Megi Jakici sapo perfundoi kafen me te fejuarin e vet Granitin dhe kishte hipur ne timonin e makines benz qe do ta drejtonte vete kur nje plumb kallashnikovi i ka pershkruar nofullen tej e tej duke lene teresisht pa fjale dhe nen ulerima te fejuarin e saj Granitin. Te dy dentiste Megi dhe Graniti kishin te pakten dy vjet qe ishin te fejuar. Vajza ne 11 maj te ketij viti do te mbushte 26 vjec dhe pas kesaj ndoshta do te mund te kurorezonin bashke edhe fejesen. Graniti eshte i hutuar. Edhe dje gjate varrimit po ashtu. Teresisht ne gjendje te shokuar nuk mund ta besoje ate qe i ka ndodhur. U gjend me te fejuaren e vet ne vendin e gabuar dhe ne momentin e gabuar. Dy dite me pare ne Spitalin Ushtarak ndersa Megi kishte hyre ne operacionin prej ku nuk do te mund te dilte dot e gjalle oficeret e policise gjyqesore e kane pyetur djaloshin teresisht i tronditur. Pak gjera ka thene per rrethanat sesi u gjend te Komuna e Parisit dhe si po orientonte Megin qe gjendej ne timon per te nxjerre makinen nga parkimi ne rruge dhe per te vazhduar mbremjen e tyre te qete. Por fatkeqesisht kjo nuk ndodhi. Nje person i paidentifikuar ende nga policia ka qelluar me bresheri kallashnikovi gati 12 plumba ne drejtim te Armand Gocaj. Targeti i personit ka qene pikerisht ky i fundit i cili eshte plagosur vetem ne dore. Gocaj ishte duke dale nga kazinoja e cila per fatin e policise ka arritur qe me ane te kamerave te sigurise te filmoje edhe skenen e ngjarjes. Per policine kamerat e kazinose jane nje nder provat me te fuqishme dhe po ashtu edhe gezhojat e plumbave te kallashnikovit qe jane lene ne vendngjarje.
HISTORIA E MEGIT
Megi eshte vajza e madhe e nje familjeje qe kishte ardhur nga Fieri dhe jetonte ne rrugen Don Bosko ne Tirane. Megi kishte dhe nje moter tjeter e cila po ashtu ishte totalisht pa fjale diten e djeshme kur vajzen po e percillnin per ne banesen e fundit. Familja e tyre kishte kohe qe ishte shperngulur nga Fieri ne Tirane. Dhe ishin ne gjendje te mire ekonomike. Dentistja 25-vjecare punonte ne nje klinike private te Medreseja. Ate dite sic rrefen nje prej miqve te saj ka pasur nje sebep i ka marre koleget e punes per nje kafe paradite ne pune. Me pas eshte larguar. Ne mbremje dicka kishte planifikuar me te fejuarin e vet per te ngrene nje darke dhe pasi kane pire kafen kane dashur te vazhdojne programin e tyre. Por nje gje e tille ka qene e pamundur duke e mbyllur diten ne menyren me fatkeqe ne bote.

PERPLASJE E BANDAVE
Nga konfliktet mes grupeve kriminale ne Tirane e ka pesuar 25-vjecarja Megi Jakici qe dha shpirt ne duart e mjekeve te Spitalit Ushtarak. Gjithcka ndodhi kur e reja ishte ne shoqerine e te fejuarit te saj ku teksa po hipte ne makine eshte rrezuar menjehere ne toke e mbytur ne gjak. Policia e Tiranes per shkak edhe te nje seri ngjarjes kriminale te ndodhura mbremjen e Enjtekater ngjarje ka zhvilluar urgjentisht nje mbledhje me kreret e hetimit te Krimeve te Renda ku mernin pjese zv/drejtori i Policise se Shtetit Agron Kulicaj dhe Drejtori i Hetimit te Krimeve te Renda Tonin Vocaj. Gjate diskutimit mesohet se u analizuan te gjitha provat per tre ngjarjet e rende te rregjistruara ne Tirane duke u lene me pas dhe detyra te caktuara me qellim identifikimin e autoreve. Nga verifikimet e para ne teren policia thote se ngjarja tek Komuna e Parisit ku humbi jeten 25-vjecarja Megi Jakici ka si motiv hakmarrjen dhe larjen e hesapeve mes bandave kriminale. Burime jo zyrtare prane grupit te hetimit tregojne se Aleksander Gocaj njihet ne dosjet e policise si vrases me pagese por qe realisht deri me sot asnje prove nuk eshte gjendur rreth ketyre dyshimeve. Me te mbremjen e enjte ka qene dhe i fejuari i kengetares Idrid Gjoni Genti Mara i cili edhe pse eshte pyetur per ore te tera ne polici ska dhene asnje te dhene qe mund te ndihmonte policine per zbardhjen e ngjarjes. Nderkohe qe ne vendin e krimit eshte sekuestruar dhe nje automjet i perplasur qe nga verifikimet e kryera te policise ka rezultuar se i perket shtetasit te plagosur Aleksander Gocaj. Ky i fundit njihet ne boten e krimit se ka lidhje te forta me grupin e burrelsit Halit Dedja i ekzekutuar vitin e kaluar ne nje atentat mafioz.

PYETJA E MARES E GOCAJT
Policia e Tiranes ka mobilizuar thuajse te gjithe oficeret e saj per te mbledhur informacione operative me qellim identifikimin e autorit te krimit. Nen drejtimin e prokurorit Etien Kapo grupi i hetimit ka sekuestruar nje sere provash por njekoheshit ka administruar ne dosje dhjetera deshmi. Mes te pyeturve rreth kesaj ceshtje eshte dhe shtetasi Genti Mara qe njihet per publikun si i fejuari i kengetares Ingrid Gjoni. Ne dosjet e policise Mara eshte etiketuar dhe si shoku i ngushte i shtetasit Arjan Selimi ky i fundit i ekzekutuar ne muajin shtator 2011. Ne deshmine e tij qe thuajse ka zgjatur pergjate gjithe mesnates se te premtes Mara u ka treguar hetuesve se nuk kishte arritur te shikonte personin qe qelloi. Sic mesohet nga policia Mara ka qene ne shoqerine e shtetasit Aleksander Gocaj dhe sapo kane dale nga kazinoja dhe i jane drejtuar automjetit kane rene ne bresherine e automatikut. I pyetur nga grupi i hetimit Aleksander Gocej allias Armand Gocaj ka mbajtur te njejten linje me shokun e tij duke u shprehur se skishte pasur mundesi te shihte autorin dhe se ka mohuar te kete qene ai ne qender te shenjestres
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›