Megjithatë, nuk vjen

Vjen, nuk vjen, vjen, nuk vjen. Loja me koncertin e Ramazzottit si duket ka marrë fund. Përfundimisht, këngëtari italian nuk do të mbajë koncert në Prishtinë. Kështu ka njoftuar zyra për informim e kompanisë UBBOSS, e cila e kishte marrë përsipër organizimin e këtij koncerti.
Kësaj radhe nuk bëhet fjalë për ndonjë mosmarrëveshje vendore, por për shkak se nuk mund të gjendet një produksion i përshtatshëm për datën e re të koncertit, i cili ishte paraparë të mbahej më 9 gusht.
“Me keqardhje ju njoftojmë se përkundër përpjekjeve tona për të rikthyer koncertin e Eros Ramazzottit në Prishtinë - edhe pas konfirmimit të dytë më 9 gusht, sot kemi pranuar një informatë nga menaxhmenti i artistit se e kanë shumë të vështirë të gjejnë një produksion të përshtatshëm teknikisht dhe financiarisht për datën e re të koncertit”, thuhet në lajmërimin e zyrës për informim të kompanisë UBBOSS.
Produksioni i kontraktuar për datën 30 korrik, i cili nuk u lejua të futet në stadium, e ka të pamundur të vijë më 9 gusht.
“Menaxhmenti i artistit është munduar të gjejë një produksionin tjetër, dhe sot na është konfirmuar se nuk kanë arritur të gjejnë asnjë produksion që do të mund të realizonte koncertin në datën e re”.
Si pasojë e kësaj, përpjekjet për ta sjellë Ramazzottin në Prishtinë kanë dështuar. “Përfundimisht koncerti në Prishtinë është anuluar” është përgjigjja që kjo kompani ka marrë nga menaxhmenti i artistit.
Turneu i tij veror mbaron më 15 gusht në Monte Carlo dhe kompania UBBOSS mbetet me shpresë se vitin tjetër do të ketë mundësi ta sjellë këngëtarin italian në Prishtinë. Ndoshta!