Braçe: Një makinë po na përgjon telefonat

Deputetë të PS-së dhe dhjetëra qytetarë po vazhdojnë protestën e tyre para Kryeministrisë për të kërkurar hapjen e kutive.
Deputeti i PS-së, Erjon Braçe tha se telefonat e deputetëve socialistë të pranishëm në protestë po përgjohen nga një automjet që ndodhen në afërsi të Kryëeministrisë. "Ndaj ftoj protestuesit të zhvendosemi pranë asaj makine derisa ai automjet të largohet", tha Braçe. Deputeti socialist Braçe denoncoi dy abuzimet më të reja. "Atë të grabitjes së tokave në bregdet nga Kavaja deri në Gjirin e Lalzit për interesa të familjes kryeministrore", tha Braçe. Sipas tij , abuzimi i dytë ka të bëjë me kryeparlamentaren Topalli që mban në dispozicion të saj dhe familjes 5 automjete të shtrenjta.
Kreu i PDS-së, Paskal Milo tha se partia e tij do jetë në shesh deri në respektimin e plotë dhe përfundimtar të votës së shqiptarëve. "Ajo që bëjmë në këtë shesh është një sipërmarrje politike në emër të kombit shqiptar", pohoi ai.