Mehdi Bushati merr titullin, "Nderi i Futbollit Shqiptar"
Mehdi Bushati merr titullin "Nderi i Futbollit Shqiptar". Është FSHF, ajo cila e ka nderuar ish-futbollistin e Dinamos dhe Kombëtares me motivacionin e kontributit të dhënë në sport dhe në futboll në veçanti. Këtë e ka bërë pikërisht në ditën e 70-vjetorit të tij të lindjes. Në festën e zhvilluar në hotel "Tirana International" për këtë ditën e shënuar për të, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ia dorëzoi pllakatin e mirënjohjes. Gjithashtu, Duka i ka dhuruar Bushatit edhe fanellën e përfaqësueses së Shqipërisë. Në këtë festë morën pjesë zyrtarë të lartë të federatës, ish-sportistë, bashkëkohës të Bushatit. Edhe kreu aktual i KOKSH, Hysen Domi, vlerësoi kontributin e Mehdi Bushatit, i cili ka qenë prej dhjetë vitesh (1979-1989) Kryetar i Komitetit Olimpik të Shqipërisë. Mehdi Bushati ka qenë kampion me Dinamon në sezonin 1960, 1966-1967, 1979-1980. Të famshëm janë golat e tij në fitoren 2-3 në ndeshjet në transfertë Dinamo e Bukureshtit-Dinamo Tiranë. Bushati ka luajtur vetëm 6 ndeshje me kombëtaren. Përveç karrierës si futbollist, ai ka mbajtur edhe poste të larta drejtuese në FSHF, por ka qenë dhe kryetar i Komitetit Shtetëror të Sportit.