Mëhilli: Kriza e bllokmenëve s’është krizë e shqiptarëve
“Edvin 2K dhe çeta e bllokmenëve të rinj njëlloj si etërit e tyre barbare, krizën e moralit prej bllokmenësh duan me çdo kusht dhe besojnë si sharlatan se do mund ta shndërrojnë në krizë të çdo qytetari shqiptarë”, tha Erla Mëhilli.
Duke iu përgjigjur opozitës, zëdhënësja tha se këtë vit janë regjistruar 7500 biznese të reja, duke theksuar se kjo shifër është më e lartë se një vit më parë.
“Në krizë të thellë dhe të pashërueshme jeni ju shokë bllokmenë dhe jo ekonomia e tregut të lirë që ju urreni. Kjo ekonomi regjistron në 5 muajt e parë të këtij viti një rritje të eksporteve “Made in Albania” nga 11 miliardë lekë që ishin në 5 muajt e parë në vitin 2009 në 30 miliardë lekë, pra shënon këtë vit rritjen më të madhe të eksportit në tërë historinë e vendit dhe rritjen më të madhe në Evropë”, u shpreh më tej.
Sipas saj, në krizë “rëndë psiqike dhe morale jeni ju Edvin 2k dhe çeta jote bllokmenëve të rinj dhe jo bankat dhe krediti shqiptar që kanë një rritje prej 14% të depozitave, që kanë rritur kredinë këto muaj me 8% dhe që janë më mirë se asnjë herë me parë”. Në fund të deklaratës, Mëhilli, u shpreh se më 1 Korrik, do të ketë rritjen më të madhe të rrogave dhe pensioneve në Shqipëri dhe Evropë.