Bushati: Qeveria pengesë për investimet private
Nënsekretari për Programin, Ervin Bushati, u shpreh se borxhi është shenjë e qartë e panikut financiar dhe qeverisës. “Investimet private dhe kreditimi i biznesit bllokohen në këtë mënyrë nga qeveria që asfikson ekonominë në vend.
Shteti është “Borxhliu i Sëmurë”, që po infekton dhe sektorin privat në një kthesë të rrezikshme të ekonomisë sonë.Përplasja me Bankën Botërore, së fundmi si me çdo faktor tjetër ndërkombëtar, është një ogur i aspak i mirë për mënyrën se si po shkojnë financat publike dhe ekonomia shqiptare në këtë periudhë krize. Etja e qeverisë për likuiditete është dëshpëruese, sidomos kur qeverisë i mungojnë nga arka e shtetit 10 miliardë që në 4-mujorin të 2010”, u shpreh ai.
Zyrtari socialist akuzoi qeverinë se thith tërë likuiditetin monetar nga tregu bankar, duke lënë në thatësirë ekonominë private e cila vuan nga mungesa e investimeve dhe kredive. “Dyshja Berisha-Bode “harron” të shpjegojë se huamarrja e brendshme që është rritur frikshëm, 8 herë parashikimet më entuziaste të zotit Bode, e asfikson biznesin vendas. Këto fonde që i hiqen tregut të investimeve në vend nuk e ndihmojnë aspak gjendjen e investimeve private në ekonomi; etja e pamat për para nga shteti shteron fondet e bankave për të dhënë kredi ndaj biznesit në vend”, theksoi Bushati.