E Diel, 1 Nëntor 2026

Mëhilli: Rama me tellallët nuk e demoralizon Shkodrën

“Edvin Kristaq Rama nxorri sot edhe një herë për ta poshtëruar në sytë e qytetarëve të Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë si tellal të rradhës Beqen Junior, për të denoncuar seancën parlamentare të jashtëzakonshme, të thirrur pikërisht me kërkesën e qyqarit të sipërpërmëndur”, tha Erla Mëhilli, zëdhënëse pranë kësaj partie.  Ajo shtoi se PS-ja e kërkoi publikisht seancën për të debatuar për Shkodrën, “dhe po ai dhe shokët e tij e bojkotuan në zbatim të urdhërit politik të Edvinit”. “Me “tellall-qyqarin” e sotëm Edvini mund të depersonalizojë veten dhe ekipin e tij, por nuk mashtron dot Shkodrën, e cila e pa lakuriq në sallën e Këshillit Bashkiak të Tiranës, tek urdhëronte këshilltarët e tij të votonin kundër ndihmës së emergjencës që bashkia e Kryeqytetit do të jepte për zonat e përmbytura”, vijoi ajo.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›