E Shtunë, 31 Tetor 2026

Finlandë, përgatitje për të ndaluar plotësisht duhanin

Planifikohet që ligjet në lidhje me duhanin në këtë vend të bëhen edhe më të rrepta.Me projektligjin e ri që pritet të hyjë në fuqi në pranverë parashikohet që edhe në makinat private të ndalohet pirja e duhanot nëse brenda ka fëmijë të moshës nën 18 vjeç.Ministria e Shëndetësisë në Finlandë deklaroi se projektligji i ri parashikon shpëtimin e plotë nga duhani por kjo nuk është një luftë kundër prodhuesve të duhanit, është thjesht një situatë në lidhje me shëndetin e popullsisë.Shumica e popullësisë, 20% e të cilës është pirëse duhani, e mbështet projektligjin në fjalë, ndërsa prodhuesit e duhanit po përgatiten të ankohen zyrtarisht kundër vendimit të qeverisë.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›