E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mëhilli: Rama njëllos Tiranën për interesa personale

“Partia Demokratike mendon se akti i qeseve të zeza me plehra të njëriut shpirtkazëm, që i ka mohuar kafshatën e gojës djalit të tij të vetëm për 9 vjet rrjesht, që ka akuzuar të atin si baba të fëmijës së tij, që ka trajtuar në mënyrë ç’njerëzore bashkëshorten e tij apo ka dalë me tjetrën nudo në plazhet publike,  është akti i fundit i psikopatisë dhe paranojës së një njëriu që për interesat e veta personale dhe të mafies që përfaqëson, nuk nguron të ndërmarrë çdo akt përfshi edhe qeset e zeza me plehra ndaj qytetarëve të Tiranës”, theksoi zëdhënësja, Erla Mëhilli.

Partia Demokratike duke shprehur vlerësimin e vet të palëkundur për opozitën-vijoi ajo- deklaron se pleh – opozitarizmi është forma mafioze e të bërit opozitë dhe ska asnjë lidhje me opozitën e vërtetë.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›