Berisha: Dialog me vendorët për kërkesat e tyre
"Çdo zvogelim, çdo qindarkë e munguar për politikën tonë te taksave të ulta do t'u kompensohet nga buxheti i shtetit", tha Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Kryeministri tha gjithashtu se u kishte kërkuar ministrit të Brendshëm dhe atij të Financave që të mbledhin shoqatat e bashkive dhe komunave për diskutuar mbi kërkesat e tyre.
"I kam kërkuar ministrit të Financave dhe ministrit të Brendshëm të thërrasin në një tavolinë të rrumbullakët të zgjeruar shoqatat e bashkive dhe komunave të vendit. Ne do u japim garanci të plotë se çdo zvogëlim, çdo qindarkë e munguar për shkak të politikës sonë të taksave të ulëta, do t'u kompensohet qindarkë për qindarkë nga buxheti i shtetit, madje edhe më shumë", tha Kryeministri Berisha, duke shtuar se qeveria është e vendosur të rrisë sa më shumë investimet për komunitetet.
Duke folur për protestën e drejtuesve vendorë, dy ditë më parë, ai tha se "ajo është protesta e atyre që kanë pasur nga kjo qeveri tre-katër herë financime më të mëdha se sa më parë. Kjo të ngjall keqardhje kur sheh partnerë që protestojnë, për atë që nuk ka asgjë të përbashkët me interesat e qytetarëve të tyre, por vetëm në funksion të aleancës". Kryeministri theksoi se lëvizja që bën qeveria në kuadrin fiskal ka qëllim mbrojtjen dhe zbatimin e politikës taksëulët.
"Në Tiranë, vetëm tabela e dyqanit filloi të kushtojë pothuajse sa gjysma e taksës së biznesit të vogël dhe taksa e gjelbërimit katërfishi i asaj që kishte qënë dy vjet më parë. Të gjitha këto para shkuan për të paguar mijëra militantë, me të cilët unë nuk kam asgjë, por them se nuk mund të paguhen në këtë mënyrë, se institucionet shtetërore nuk janë ndërmarrje punësimi dhe se në filozofinë tonë, sa më e vogël është administrata, aq më shumë rriten shanset e punësimit në sektorin privat dhe aq më shumë zvogëlohet abuziviteti mbi sektorin privat", nënvizoi Kreu i Qeverisë gjatë mbedhjes së sotme të grupit parlamentar demokrat.
Duke folur për porcesin e liberalizimit të vizave, Berisha u shpreh se qeveria që ai drejton ka në axhendë një sërë reformash. Për këtë arsye, ai ka ftuar Partinë Socialiste të bëhet pjesë e tyre. "Ftoj opozitën që të marrë rolin dhe funksionet e saj. Oferta është serioze dhe dinjitoze për ligje dhe reforma në parlament", tha Berisha.