E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama braktis kongresin e PPE-së për shkak të Metës

Informacioni është publikuar nga ky i fundit, i cili ka deklaruar se e kishte dëgjuar me vëmendje fjalimin e Ramës.

“Sigurisht që unë e dëgjova me shumë vëmendje zotin Rama, pavarësisht se pak a shumë qëndrimet e tij ishin po ato që mban zakonisht në Tiranë dhe në politikën tonë të brendshme, kuptohet pa argumentet e nevojshme për të justifikuar pozicionin e bojkotit edhe njëkohësisht pa vullnetin e duhur për një qëndrim konstruktiv, në mënyrë që opozita të luaj rolin që i takon në proceset demokratike në vend dhe sidomos integrimit evropian të vendit”, u shpreh Meta.
 
Ai e vlerësoi si një gjest jo tolerant dhe jo demokratik vendimin e Ramës për të lënë sallën në momentin që fjalën e mori zt. Meta. “Ishte për të ardhur keq që gjesti jo tolerant dhe jo demokratik i tij, i largimit nga ky takim pune në momentin që unë, sikurse u ftova, fillova të mbaj fjalën time dhe të ekspozojë edhe situatën në Shqipëri, por edhe politikën e Shqipërisë për integrimin e Ballkanit Perëndimor”, vijoi zëvendëskryeministri.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›