E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toçi: Qeveria detyron qytetarët të marrin pjesë në miting

“Me qindra ankesa, nga Vlora dhe qytetet e tjera të vendit, kanë ardhur e vazhdojnë të vijnë, jo vetëm nga punonjës të administratës shtetërore, por edhe nga nxënësit e prindërit e tyre, gjyshërit e të afërmit, për pezullimin e mësimit në ditën e nesërme”, tha deputeti, Fatmir Toçi.

Ai shtoi se kjo nuk është një festë kombëtare, ndaj askush nuk ka të drejtë të pezullojë veprimtarinë zyrtare të një dite pune normale. PS-ja ka kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës që të parandalojë përdorimin e nxënësve, studentëve dhe trupës pedagogjike në manifestime të tilla partiake, ashtu siç është vepruar në mënyrë antiligjore në shumë raste edhe gjatë.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›