E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi , prezanton kandidatin e parë në Lezhë

Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, prezantoi dje në Lezhë kandidatin e parë të kësaj partie në Qarkun e Lezhës. Mark Përlleshi do të kryesojë listën e PSD-së në këtë qark për zgjedhjet e qershorit. Gjatë këtij takimi, kreu i PSD-së vlerësoi rolin e kësaj partie në përcaktimin e fitores së të majtës.

"Por Qarku Lezhë është ai i cili do të përcaktojë që e majta të ketë mbi 71 deputetë në zgjedhjet e qershorit, duke mos u dhënë shpresë atyre që presin të bëjnë pazare paselektorale", theksoi Gjinushi. Sakaq, ai u bëri thirrje votuesve të majtë që të votojnë PSD-në, partinë e bashkimit të ri, të bashkimit për ndryshim, baza e së cilës është bashkëpunimi me PS-në.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›