E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mëhilli: Vizat do të liberalizohen sipas premtimit

Partia Demokratike iu kundërpërgjigj opozitës, duke theksuar se premtimet e fushatës se vizat do të hiqen brenda vitit të parë të këtij mandati do të bëhet realitet, për shkak të përmbushjes së dhjetëra akteve
"Por këto ditë Edvin Rama dhe çeta e bllokmenëve të rinj, pasi i kanë kërkuar Brukselit në mënyrë të përsëritur mos heqjen e vizave për Shqipërinë e shqiptarët, shpifin e trillojnë çdo ditë për Qeverinë dhe pastaj fërkojnë duart nga gëzimi që u jep..... shpifja e tyre", tha zëdhënësja, Erla Mëhilli në deklaratën e saj të përditshme.
Ajo shtoi se pavarësisht shpifjeve e trillimeve, "premtimi i mazhorancës do të bëhet realitet ashtu siç është deklaruar, ndërsa ju do t'u mbetet shpirti i zi i paraardhësve tuaj biologjik e historik të cilin e manifestoni çdo ditë".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›