Arrestohet polici, abuzoi me të miturën

Një punonjës policie është arrestuar nga kolegët e tij pasi kishte abuzuar me një të mitur. Sipas burimeve të policisë është arrestuar 42-vjeçari çaush Saliasi lindur në Skrapar e banues në Tiranë, si dhe është përjashtuar nga detyra dhe është transportuar për në qeli.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në Kavajë në ambientet e një lokali, kur ai ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur. Vajza ka denoncuar 42-vjeçarin i cili vetëm pak orë më pas u përball me kolegët e tij të cilët i komunikuan akuzën.
Ndaj Saliasit rëndon akuza e veprës penale të "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë më të mitur.