Vendimi për bizneset, Meta:Dëshmi tolerance

Numri 2 i qeverisë Ilir Meta ka vlerësuar vendimin për bizneset e vogla si një dëshmi të vullnetit të maxhorancës për dialog me opozitën. Pas një takimi me përfaqësues të komunitetit serb në kosovë, shefi i diplomacisë shqiptare Meta ka deklaruar se vendimi për klasifikimin e bisneseve të vogla është një gjest tolerance nga ana e kryeministrit Sali Berisha drejt një opozite e cila vazhdon të protestojë.
Ndërkaq Ministri i Jashtëm Ilir Meta dhe anëtari i kryesisë së kuvendit të Kosovës Sllobodan Petroviç kanë sqaruar se vizita e përfaqësueve të komunitetit serb në Tiranë realizohet për të forcuar bashkëpunim dhe pse jo për t'i ndihmuar të gjithë shtetasit e Kosovës në fusha të ndryshme.
Për më tepër shefi i diplomacisë shqiptare Meta vlerësoi edhe rëndësinë që ka për vendin marrëdhëniet e mira me shtetet fqinje përfshi edhe Serbinë.