E Shtunë, 31 Tetor 2026

Camet kunder Dules

Pas PDU-se se Shpetim Idrizit, edhe partia tjeter came, PDI e Tahir Muhedinit ka sulmuar kreun e PBDNj-se, Vangjel Dule per deklaratat ne Kongres, duke e akuzuar ate si racist qe  kerkon te hedhe balte mbi komunitetin cam ne Shqiperi.
"Fyerjet dhe perifrazimet antishqiptare jane pjese e skenareve qe frymezohen nga qarqe shoviniste dhe nuk synojne integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian", u shpreh Muhedini.Kreu i PDI-se thekson se PDI do t'i qendroje besnik interesave te ceshtjeve kombetare dhe asaj came pa pargjykimet e nje pinjolli qe e sheh veten si pasues te interesave te fanaristeve te Athines.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›