Mëhilli akuzon Ramën: Po përhap panik për çarjen e digave
Në një komunikim me median, zëdhënësja e selisë blu, Erla Mëhilli akuzoi Ramën se po përhap panik për çarjen e digave. “Edvin Kristaq Rama, po përdor veglat e tij duke i ndërsyer për të marrë në telefon qytetarë të ndryshëm në Shkodër për ti thënë se digat janë në rrezik çarje”, tha Mëhilli. Ajo shtoi se “Partia Demokratike i thotë këtij paranojaku se digat janë në siguri të plotë, se nivelet e tyre janë tërësisht të kontrollueshme dhe se paniku që përpiqesh të hapësh në Shkodër tregon vetëm urrejtjen tënde ndaj këtij qyteti që ka ditur tët përgjigjet gjithmonë sic t’i meriton”.