Mehmedi, i lumtur në Ukrainë

Admir Mehmedi ndihet rehat në Ukrainë. Sulmuesi shqiptar u transferua ditë më parë në Dinamo Kiev nga Zurichu i Zvicrës. 20 vjeçari thotë se është përshtatur menjëherë me jetën në vendin e ish Bashkimit Sovjetik. “Këtu është një botë tjetër”, ka thënë përfaqësuesi zviceran për magazinën ‘Blick’.
Futbollisti nga Maqedonia e ka marrë numrin 13, pasi që nënshkroi me Dinamon të premten, më 13 janar. Ai shpreson që ky numër t’i sjellë fat. Mehmedi ndihet mjaft mirë në apartamentin të cilin ia ka siguruar klubi, ku nuk i mungon asgjë.
“Kam provuar katër shtëpi, ndërsa e kam kuptuar se e para ishte më e mira. Internet pa kufi, me një shpejtësi super të lartë. Apartamenti për mua është befasia më e madhe dhe më e bukur, që kur kam ardhur në Kiev. Kjo tregon se klubi është i organizuar në mënyrë perfekte”, përfundoi Mehmedi.