E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orebro provon Alimin

Futbollisti shqiptar, Armend Alimi po provohet në Orebro. Mesfushori ofanziv do të qëndrojë disa ditë në test, ndërsa i ka lënë përshtypjet e para të mira tek drejtuesit e klubit suedez.

“Është një lojtar i njohur dhe mjaft interesant, kështu që nuk ka nevojë të bëjë prova të detajuara si lojtarët tjerë. Ndihemi të privilegjuar që e kemi këtu. Ai dëshiron të njihet me ambientin dhe me skuadrën. Ndërsa neve na mbetet ta afrojmë dhe ta përshtatim në qasjen tonë”, theksoi drejtori sportiv i Orebros, Lennart Sjogren.

Përfaqësuesit të Maqedonisë i ka skaduar kontrata me NK Istrën, kështu që ai është lojtar i lirë. Në Orebro aktualisht luajnë tre futbollistë shqiptarë: Valdet Rama, Kushtrim Lushtaku e Denis Abdullahi. 24 vjeçari në të kaluarën ishte pjesë e Milanos së Kumanovës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›