E Diel, 1 Nëntor 2026

Meidani: Kandidimi i Ramës është një gabim

Meidani deklaroi mbrëmë për mediat, se PS-ja ka nevojë për një revolucion të brendshëm. Ai ka kundërshtuar kandidimin e Edi Ramës për në krye të partisë."Natyrisht që në përputhje me statutin e partisë, kandidimi i zotit Rama është një gabim që e dëmton autoritetin e kandidatit për kryetar, por dhe potencialisht funksionimit të një kryetari të tillë", u shpreh Meidani për mediat.  Ish-presidenti është shprehur gjithashtu kundër bojkotit të Parlamentit nga deputetët socialist.

"Natyrisht që kemi përvojë nga teknologjitë e bojkotit, bojkoti dëmton jetën brenda partisë, në mënyrë të veçantë jetën parlamentare, reagimin parlamentar të një partie politike. Unë besoj dhe shpresoj që shumë shpejt Partia Socialiste të kuptojë që nuk mund t'i rezistojë bojkotit parlamentar se do të dëmtojë jetën e saj, do të dëmtojë strukturat e saj, do të dëmtojë të ardhmen e saj dhe në mënyrë të veçantë të ardhmen e vendit", tha ai.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›